Trokitja në derë të vjetër

0
522
Nexhat Halimi

Nexhat Halimi

Trokitja në derë të vjetër

Ky mëngjes me shi e dot s`ndërron asgjë
postieri vjen rrallë rrugës a hadri te dera 24 a
hesht pres më ikin mendjes poetët e majit
siç thoshte me bindje të thellë a demolli
e unë ja merrja pa kuptim këtë gjë

ja s. hamiti më pastaj dhe ti dhe unë e tjetër
tashmë s`është veç ia kujtoj qeshjen e vjetër

ky mëngjes me shi unë pres kot letër
rrufa më pengon të lexoj diçka tjetër
ta zëmë pres të dëgjoj diçka të re për t. csaba
i shikoj dorëshkrimet shkruar me kujdes
i pëlqente shqiptarët e thoshte pa frikë fare
ky poet hungarez që s`besonte në kthesa
e mua flakën ma pëlqente për liri

veç jo këtë liri që e gllabërojnë luftëtarët

Ky mëngjes me shi e shkrimi i vjetër ka vjet
Ose më falë ose më vrit e rilexoj zot
E dikush në derë të vjetër troket e troket.

(16 maj 2019)