Tufë me poezi nga Bajram Bashota

0
1572
Bajram Bashota

DON KELMEND SPAQIT

TI sy i patrembur shqionje
Me shpiert e zemër luani
I tregove barbarit se je shqiptar
Se je shqiptar e bir shqiptari
S’ të tremb plumbi , s’ tremb varri
Përmbi të gjitha je zog shqiptari
Heroizëm në atë barbari
Ku preheshin pleq gra e fëmij
Ti vure gjoksin në grykë të topit
Se je stenip i Mic Sokolit
Pse mos të shpallim hero të gjallë?
O vëlla im dashur Don Kelmend Spaqi
Të rrosh sa malet e Kelmendit që zot i
dole këti populli e këtij vendi!!

A MUND TË TË THËRAS VËLLA?!

TI milioner e unë pa bukë pa para
Si me të quajt vëlla apo…
Ti standarde e ahengje salltanat
Biznise e shtëpia me shumë kate
E vëllau yt deshë e dathë e barkcullak
Bashkë ishim në luftë e nji bukë e ndaja bashkë
E tash në liri as më shiqon as më flet kinse s’ po të shoh
O vëlla a po shef se je bërë i marrë, a je more shqiptar?!
Kur ishim bashkë në luftë folshim me shoqishoqin urtë e but
Se ndihma e njëri tjetrit na duhej në çdo qosh e çdo skutë
Tash kur u bëre i “madh”askujt s’ i din hall
As shokut tënd të luftës që të barti në krah e nuk të braktisi
E unë tash qiraxhi e sharraxhi i Kosovës edhe pa bukën e gojës
Unë luftari për lir në sokak me grue e fëmij pa plang e pa shtëpi
Ti komandant, gjeneral e pushtetar, milioner e miliarder
Që pasurinë s’e deklaron për shtetin tënd e popullin tënd
Ti endesh me xhipa të zi nëpër Kosovë e Shqipëri
Pa menduar fare për shqiptari e këtë popull hallegjij
Që gyrbetit po ja mësyjnë me mija e mij gra pleq e fëmij
Po e braktisin atdheun të gjejnë një jetë më të mirë
Ëndërrat i kishin të jetojnë në Kosovën e lirë
Pushtetarët, milionerët e miliarderët po bëjnë sehirë
Keh braktisin vëllëzëri vendlindjen e lirë pa pikë shprese
Kur vëllaut ia merr bukën dhe e len n’ sokak
A mund të të thërras vëlla apo… mor njerëz të marrë.

GJAK E NAFTË PËRZIER N’ASFALT

Gjak e naftë përzier n’asfalt
Përzier me ujë përzier me baltë
Këpucë të zbathura të shpërndara
Njëra në asfalt, tjetra në ara.

Dy të rinj duke bërë në rrugë gara
Që të dy ushqyer me pakujdesi
Duke mos kontrolluar aspak shpejtësi
E kobshme ishte finalja për të dy.

Një gar e këtillë kushtoi me jetë
Jeta s’është bimë që mbillet për së dyti
Kjo prindërve ju sosë zemren dhe shpirin
Si këta të rinj s’qesi njëherë në kokë gishtin?!

Kujdes, kujdes o moj rini e sotit e bekuar!
Sa shumë nëna ofshajnë e namin: – makina t’ mallkuara!
Shumë jetojnë me zemra t’shkrumuara.

SHKOLLË E VETMUAR

Lëngon shkolla në vetmi
Loton ,lotët i shkojnë shi
I iku e shtrenjta lumturi
Duke lozir duke mësuar.

Rrin e vemuar shkolla
Gëzimi e hareja i iku
Kush të shkatoj këtë plagë
Fytyrën ta mbuloi me vrragë?

Qanë e gjora e vajton
Pragun kush s’ ia kalon
Zilja më nuk cigëron
Engjujt aty më s’ defilojnë.

Kush të la o shkollë n’ vetmi
Pa gëzim e pa dashuri?
Dhuratë ta solli vetminë
Buzëqeshja të iku n’ përëndim.

N’perendim a do të keshë abetare?
A do të jeshë si këtu krenare
Fëmijtë e tu a do të jenë të gëzuar
N’atdhe të largët me gjuhë të huaj?!

VITET TINZARE

Vite të jetës
Vite tinzare
Që zbritni furishëm
Nga fusha e male.

Zbritni furishëm
Livadhit të jetës
Për ta shkurtuar
Kënaqësinë e jetës.

Pse jeni të pamëshirshme
Pse jeni tinzare
Pse jeni përderecake
Pse jeni zagare?


KUR HERONJTË M’I QUANIN TRADHËTARË?!

Isha i ri fëmij
kur heronjtë
m’i quanin tradhëtarë
do njerëz të marrë
thonin ata janë cuba ballist
ata kishin pas qenë
komunist-të popullit
fashist e tradhëtarë.
Kur shkova në shkollë
historinë na e mësonin
komunistët na spjegonin
jo të tonën histori
po të armikes serbosllavi.
Kështu kur isha fëmij
e mësova këtë histori
të timit popull një tradhëti
se ishim nën Serbi
ku heronjtë m’i bënin cuba
hajna e njerëz të ligj e pa vlerë
për mua sot e atë ditë
ata ngelen frikacak e të mjerë.