…Tuj kujtue Pater Gjergj Fishten…

0
788
At Gjergj Fishta

PJETER LOGORECI · 21 tetor 2015

Nji ndër familjet shkodrane, ku frati i famshëm franceskan Gjergj Fishta shkonte shpesh per vizite, ishte edhe familja Logoreci. Vinte shpesh, mbasi tuj kenë fmi shumë, vetëm për emnat e fmijve duhej me ardhë 9 herë, e lene mandej për të mdhajtë ose per rasat familjare, në nji familje me aq shumë antarë…

Kuvendimi ishte gjithmonë i kandshem, mbasi frati kishte kulturë, por edhe humor të vecantë. Ne ndeje e siper ndodhte qi dikush leshonte ndoj fjalë ngacmuese me „nxitë“ fratin për ndoj batutë humori apo ndoj thanie “jashtë zhgunit të priftit”, që krijonte humor…

Duhet permendë qi Fishta edhe pse akademik, ishte shumë popullor, plot sharm, qi dinte me u sjellë kandshem si me të madhin ashtu edhe me të vegjlit, …me thjeshtësi e perulësi. …. Nder kto ndeja, biseda sillej rreth halleve të përditshme të familjes, rreth „ndoj gjaje t´re që kishte ba bujë n´qytet“, apo ndonji nënpunesi a politikani teveqel, që ishin me shumicë…

…Nji herë, ndersa po flitej për një nënpunës të administratës bashkiake…pader Gjergji i befasoj tanë tuj fole me shpoti… – eh.. mor ju paste pader-ja …sot janë sjellë kohët ndryshe… sot ka dalë bytha para krejet..Të gjithë sa kjen n´dhomë t´ndejës, e qi ndijshin prej tij shpesh ksi batutash, e vunë fratin në qendër t´vemendjes tuj e pyet me veshtrime se ku donte “me dalë “…, por në heshtje tuj kenë “nji mendje” me nënkuptimet e humorin thumbues të ksaj t´thanme, qi ka mbet aktuale edhe sot…