U PËRURUA LIBRI I PREND BUZHALËS “GJERGJ KASTRIOTI- SKËNDERBEU, ARKETIPI I HEROIT NËPËR KOHË”

0
823

Në ambientet e Shtypshkronjës Lena Grafic në Prishtinë

Milazim F. KADRIU

Në një ambient të veçantë, në ambientet ku prodhohet libri, në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë u bë një përurim i veçantë. Në atë ambient që u krijua vërtetë një festë libri u bë përurimi i librit të poetit, shkrimtarit, kritikut letrar, publicistit Prend Buzhala.

Në përurimin e librit “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, arketipi i heroit nëpër kohë” (ese, studime, këndvështrime), merrnin pjesë krijues e njerëz të letrave nga Prishtina, Klina, Ferizaj, Podujeva, Mitrovica, Obiliqi, diaspora etj.

Në atë ambient ku rreth tavolinave të vendosur enkas për këtë përurim kishin zënë vend mysafirët e ftuar, manifestimi u hap nga Abdullah Halili (Sokol Halili), lahautë dhe vargje rapsodike, pastaj me recitimin e një poezie nga Prend Buzhala për të vazhduar më tej me referuesit për librin, ku para të pranishmëve paraqitën vështrimet kritike. Kështu me vështrimet e tyre u paraqitën Ramadan Musliu, Mikel Gojani, Rrahim Sadiku dhe Raif Gashi. Ndërkaq me fjalë përshëndetëse për librin dhe autorin thanë edhe Musa Jupolli, Halil Xani, Pal Canaj, Remzije J. Zekolli, Shaban Pllana, Dan Ibrahimi etj. Aty u dëgjuan edhe disa ekzekutime me mandolinë nga Shaban Pllana, ndërsa Ismet Krasniqi-Lala u prezantua me disa përformime artistike.

Vërtetë ishte ndjenë e mirë të jesh pjesëmarrës i një evenimenti të tillë, përurimin e një libri i cili bënë fjalë për kolosin e historisë së kombit, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Ishin shumë admiruese fjalët e referuesve për këtë figurë të rëndësishme te historiografisë sonë kombëtare.

Vlen të ceket se libri është botuar në kuadër të jubileut të madh VITI I GJERGJ KASTRIOTIT –SKËNDERBEUT. Financimin e botimit të këtij libri voluminoz e ka bë Shtëpia Botuese Lena Grafic, ndërsa përurimin e librit e organizuan shtëpitë botuese Lena Graphic dhe Shtëpia Botuese “Rozafa”, moderoi : Valdet Idrizi. Në fund Prend Buzhala foli për librin që tashmë është në duart e lexuesve e që ai tha se kjo është vetëm një pjesë e vogël e mbledhur për kolosin tonë Gjergj Kastriotin Skënderbeun në këtë përvjetor të shënuar për të. Ai falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje duke dëshiruar që në përurime të ngjashme të takohen sa më shpesh.