Udhëzues për të njohur serbët, para se të bisedosh me ta

0
456

Pjeter Arbnori i burgosur per 28 vite

nga Pjetër Arbnori

Mënyra si të futen shkjetë (serbët) në shtëpi është e veçantë. Ata s’bëjnë kurrë luftëra të mëdha, veç të vogla. Të madhen e bëjnë kur e dijnë se të kanë mirë përfund. Kur s’mund të të thyejnë futen si bujq, shërbyes, skllevër. Vetëm sa të fusin kokën. Por në atë çast kur janë të sigurt për fitoren, shpërthejnë luftën shkatërrimtare, pa pyetur për asnjë marrëveshje që kanë nënshkruar vetë.

Vini re se ç’bëjnë kur shkelin në një vend të huaj:
– Ata s’pyesin kurrë se si quhet qyteti, lumi, mali a fusha. Shohin në shpat të një mali një qytet me shtëpi të bardha dhe ia venë emrin Berat! Përshkojnë një fushë të madhe, e quajnë Velipojë! Kalojnë një lum të rrëmbyeshëm dhe e pagëzojnë Bistricë! I ngjiten një mali të zhveshur, e thërrasin Gollobordë! Pushojnë tek një burim i zi, e quajnë Çorovodë! Dhe se kanë për gjë, të ta ndërrojnë edhe emrin që ta ka vënë nuni, duke e përkthyer nashke (serbisht). Kur emri është i papërkthyeshëm, të ngisin mbrapa një “viç”, që ta kesh në vend të bishtit gjithë jetën.

Në turrin e parë të marrin plaçkën a tokën, që i kanë vënë syrin. Po t’u thyesh hundët tërhiqen menjëherë: – Keqkuptim, keqkuptim, – thërrasin. Në qoftë se mjaftohesh me protesta, të nxjerrin argumente nga më të pabesueshmit. Po t’i kërcënosh, e presin hovin dhe të thonë: – Në jemi për paqen, ne jemi për bisedime, le t’i shtrohemi pleqnisë! Po e hëngre të bisedosh me ta, e tjerrin punën tortë sa të vjen te hunda! N’u tregofsh i fortë në bisedime, ata lidhin paqe me ty!

Por si rezultat i paqes ata s’dalin kurrë me humbje, sepse ti harron që në sofër të bisedimeve është malli yt, jo i tyre! E shumta, e shumta, ata do të humbasin atë që të kanë grabitur në fillim, gjë që s’është humbje. Ose pranojnë të ndajnë thelën përgjysmë me ty dhe atëherë të thonë me të qarë, se po bëjnë një sakrificë për hir të paqes! Kështu ata ndahen me fitim dhe përgatiten për një grabitje të re!

Një këso paqeje kanë nënshkruar edhe Uroshi i Dytë me perandorin e Bizantit, Andronik, duke vënë në sofër të bisedimeve trojet tona!

* Marrë nga libri “Shqiptarët, serbët dhe grekët” i autorit E. Bytyçi, faqe 348-349

Shënim: Është koha ta lexojnë të gjithë politikanët shqiptarë, presidentët, kryeministrat, kryetarët e parlamentit, ministrat, deputetët, kryetarët e partive, te gjithë dhe të ballafaqohen me turpin ose jo turpin e tyre! E.B.