ULLIRI I FJALËS

0
859

ULLIRI I FJALËS

Po i rrëfej vetvetes historinë
Atë të fshehtën, të pathënën
Atë të thëllimave të zemrës
Atë të dritares së pahapur!..

Vetja ime mos ki frikë nga e vërteta
Edhe në shekullin tonë
Perënditë bëjnë pazare me liritë e
shkelura,të shtypura,të plagosura
Me liritë e popujve të vegjël…

Jam në gërvishtje të së vërtetës
mbi nënshtresat e saj të trasha
plotë të vërteta i gjej të fshira
dhe shumë prej tyre të fshehura…

Në udhën për në Çamëri
Ndalem në Xarrën 30 mijëvjeçare
Tek po ecja për dore me Antikën
Përpara më doli Pellazgjia!…

Nuk shpjegohem me vetveten
Pellazgjia në asnjë pëllëmbë nuk ka humbur
Epiri pellazgjik – Çamëria
E tëra është në vendin e vet.

Të udhëtosh larg me vetveten
Me epoka të fshehura e të fshira
Me epoka të ndjera e të plagosura
Edhe poezisë m´i dalin lot!..

Mbahu vetja ime mos dënes
Kam diçka në pavetëdijen time
Kitaren e më të çmendurit
Dhe guximin e më vetmitarit!…

Rrustem GeciDortmund, 13.09.2017