“Vajzat po na rriten me sytë nga brekët, ndërsa djemtë me hundën e çarë për një trefletshe”

0
124
Vajzat me brekë

Nga Edmond Arizaj, TemA

Arsim, arsim, vetem arsim.

O gdhenj! O pyka! Investoni urgjent per arsimin dhe ne arsim. Investoni njerez, para, kohe, mund e djerse.

Nuk e shihni ç’po rritet vit pas viti?

Nuk e shihni se per 25 vjet, te paarsimuarit jane bere shumice, madje edhe drejtues.

Nuk e shihni qe ata te ditur e te lexuar nuk jane me ketu.

Nuk e shihni se injoranca po pushton edhe vendet, ku dikur perçmohej dhe tallej e ku s’kish guxim te afrohej.

Nuk e shihni se vajzat po rriten me syte nga breket e jo nga librat, ndersa djemte me hunden te çare per nje trefletshe.

Celulari eshte bere si nje zgjatim i dores, si nje dore e trete.

Dikur dora e trete ishin romanet, tregimet, novelat e poezite. Librat “jashteshkollore”, qe mbushnin “boshlleqet”. Por truri nuk mbetej bosh.

Investoni ne arsim, sepse po e çoni kete popull drejt injorances kolektive, po e ktheni 300 vjet prapa, ku me i lexuari i fshatit ishte prifti, apo hoxha.

Investoni per mesues, pedagoge e edukatore me dinjitet, integritet e dashuri.

Investoni per shkolla ne gjithe Shqiperine se jane hauret e bagetive me te fisme.

Investoni per studime profesionale e kerkime shkencore. Investoni per rritjen e konkurrences mes femijeve. Investoni per mbrojtjen e tyre…

Mos harroni: Dikur ka pasur ca njerez ky vend, qe kane dhene jeten qe femijet e te rinjte shqiptare te arsimoheshin.

Nga ju s’po kerkohet kaq shume, thjesht pak deshire.

Arsimi duhet te jete reforma mbi reformat, e vetmja, e thelle e perditshme e pandalshme.