Vargje loti rreth shkombëtarizimit shqiptar, nga miku im Isa Bytyqi

0
1549

Isa Bytyqi

S’due bronz mâ !

Skaj me skaj Arbnisë me i râ
njerzë shum,
burra shumë e grâ pak,
t’shkrimë n’bronze ke me i pâ!
N’katunde, n’qytete e në çdo skutë
Edhe në gurë, duken të butë e të trishtuem
Za nuk bajnë por flasin me të madhe
me ftyra t’rrudhuna, shiqimin larg drejtue,
udhën me na e tregue
edhe ty, edhe mue?
Në mote shekujsh edhe në dite të sotit
Disa shtri janë përtokë,
Të pakt janë që jetojnë,
edhe t’bronzuem,
që qëndrojnë në mote…
Duhet m’u ndalë, duhet mirë me me’nue
gurë në bronze, ma mos me marue!
T’turpnuem kishin me u kanë
Me pasë mundë me folë,
neve na kishin thanë:
Shkuem, për kët’ tokë,
mbrapa njerez nuk paskim lanë..
Nuk ashtë kohë me u krenue,
duhet me u turpnue,
N’vend po rrijmë,
mbrapa bile jem tue u kthy’
t’përgjakun,
pa jetë,
t’humbun,
si pula pa kry…!


Mjaft!

Si të jam krenar
Qe besova si i marrë
ti që je krejtë,
e asnji gram shqiptar!
Ty mâ besë kurr nuk të za,
Me m’dhan besë
Dy here kam me t’vra
Se je ba me dreq
e je bâ me shkja!
Mjera ajo nanë
Që gjiun ta ka dhânë!

Dërguar për publikim, nga Xhevat Rexhaj