Vargje nga Rudi Berisha

0
1108
Rudi Berisha

DUA TË JETOJ NË UDHËT E JETËS

Natën …
Ç‘ka na mbeti nga loja e hekurit
Në binaret e trenit eci si i marr
Digjem për një të puthur të hënës
Natën nuk jam tjetër veç një udhëtar
Gjumi…
Kur u zgjova në mëngjesin e pranverës
Të lidhur e pash veten për trupit tuaj
Për këmbëve të njoma të ngritura lart
Më kishin lidhur për lisi të robërisë
Ditën…
Eci rrugës më zinxhir në këmbë
I lidhur ashtu flas për Lirinë në Liri
I rrënoj të gjitha prangat më forcën
Më dijen e lapsit me ngrohtësinë e diellit
Dhimbja…
I ndjej në këmbët e mija të përgjakura
Të gjakosura nga shtrëngimi i prangave
I lodhur nga mbyllja në qelin e mallkimit
Nesër do të rrëzoj të gjitha muret e jetës
Hapi …
Nuk ndalon hapi në udhët e përhumbura
Të prekura sot nga dhimbjet njerëzore
Të djegur më zjarrin e vet amshimit
Hapin nuk e ndal edhe nëse vdes ç’ sot
Jetë …
E dua jetën por jo të jetoj i shfrenuar
Jo të jem i lidhur më çelësin e harresës
Dua të jetoj i lidhur më të kaluarën tonë
Jetë do ec në udhë më dritën e shpresës

QËNDO PROFESOR
NË MADHËSHTIN E NËNTORIT

(Ukshin Hoti)

1.
Ku je çdo ditë po të kërkoj
Tokë të lutem më ndal lotin
Dhimbjet m’i kanë vra më t’ pavërteta
Sot ec në tokën e baltosur nga vet-jeta
E dua një litar të lidh tokën më diellin
Hënën dua të mbyll brenda mureve
Në dhomë mbaj fotografin tënde
Në sytë e t’u lexoj filozofin politike
Qëndro profesor akoma qëndro
Je i fort si lisi i rrahur nga era
Je i ngritur në Ideal të Unikomb
Je vetë pjesë e atdheut të ndriçuar

2.
Dritën e diellit e pashë në shkrimin tënd
Fjalët të dëgjova kur të kishin mbyll
Hekurat i mallkoj e tradhtarët pështyj
Qëndro profesor s’unë për ty shkruaj
Heshtja më revolton tej mase vëlla
Gjuhën e nënës e fole deri në fund
I pa mposhtur i ngritur mbi dhe
I ndritur e dijetar je për atdhe
Sa shumë e deshe Shqipërinë tonë
Rrugët i mbushe më shkrime të arta
E ne turpërohemi para dijes tënde
Jemi shitur për karrige mbretërore

3.
Ëndrrat tona janë pushteti i humbur
Koha është të ndërroj moti i errët
Dritë dua o vëllezërit e mijë të dashur
Të kërkojmë të madhin Ukshin Hoti-n
Duart e përgjakura i kam para syve
Lartësinë e kokës e takoj në çdo vend
Në emrin Shqipëri e lexoj dhimbjen
Dituri e kërkim për fjalën e harruar
Flokët të lëmoj në fotografi kur të shoh
Sa i vogël isha kur ju kërkuar lirinë time
E ne kemi një copë liri o profesor i dashur
Rrugët na i errësoj shumë pushteti ynë

4.
Të fala nga një dorëshkrues i vogël
Të kërkoj në çdo pore të jetës më fjalën
Më fjalën e shkruar më lapsin e kujtimit
Profesor nuk heshti për të vërtetën për ty
Gurët do lëvizin nga harresa për dritë
Zinxhirët i takova afër qelisë tënde
Kurrë nuk heshta më gjuhën e poetit
Fola deri në mëngjes më fotografinë
I dashur profesor qëndro do vi të marr
Dua të dëgjoj fjalët e retorikën tënde
Dua të më folesh për Shqipërinë nënë
Dua të më folesh për burgun e rëndë

5.
Mjerimin tënd e kujtoj çdo ditë
Më forcën e Zotit në Betimin n’ flamur
Të shikova të ulur duke lexuar shqipërim
Duke lexuar në letrën e bardhë ditarë jete
Duke lexuar për “Borën e Përgjakur”
Për dimrin e harruar të vrasjeve t’shqiptarëve
Na fole gjatë për sllavet dhe të bëmat e tyre
E dënove tradhtinë më gjuhën shqiptare
Qëndro i dashur profesor s’koha po ndërron
Ndodhitë e mëdha po afrohen në jetën tonë
Errësira sot ka pllakosur tokën e qelit po vrasin
Qëndro profesor në tokën tonë jetë të shqiptare

6.
I dashur profesor këtu është thye besa
Heronjtë po i kthejnë në pllaka tradhtie
Frikacakët mundohen t’i ngjisin në qiell
Këtu është nisë treni në rrugë pa fund
Jo luftëtarët kërkojnë titullin luftëtar
Shamizezat vrasin pas shpine trimat
Ata që nuk e deshën luftën sot bëjnë luftë
Bëjnë luftë për të shkel gjakun e dritëlirisë
Grupe njerëzish nisën të përçajnë popullin
Harrojnë të bëmat e armikut shekullor sllav
Harrojnë qelin tënde ty të harrojnë profesor
Unë poeti të kujtoj jo veç nëpër përvjetor

UDHËT
I PËRSHTYJNË ÇDO DITË

Udhët shkelën nga të marrit
Në udhë pështyjnë të “famshmit”
Në udhë ecin edhe të varfrit
Ne jemi bërë trupa të padukshëm
Udhën e shajnë çdo ditë përtacët
Të pa punët kërkojnë punë për kohë
Të punësuarit ankohen nga puna
Këtu udha na bie për fytyrë tonë
Nisën për udhë të gjithë njerëzit
Pak mbërrijnë atje ku duhet mbërri
Në mesin tonë ka disa që lidhin jetën
Të kaluarën e lavdishme e prangosin
Sa udhë kemi bërë i ka shkruar jeta
Udhët u përgjakën më trupin tonë
Udhët përqafuan vasha dhe djem
Udhët marri shumë jetë-vdekje
Në udhë edhe sot për drejtësi
Mes mureve të errëta ndodh vdekja
Qelia e mbushur më gjak të pafajësisë
Presim në udhë të mësojmë të vërtetën.

Dërgoi për publikim: Gjin Musa, gazetar