Vendosja e Ambasadës kosovare në Jerusalem përforcim i shtetit të Kosovës

0
184
USA - Izrael - Kosova - flags

Nga Luan Asllan Dibrani

Më 4 shtator në Uashington, Kosova ka nënshkruar zotimin, që paraqet njohjen ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Izraelit.

Aty është themelimi i marrëdhënieve diplomatike, në aspektin formal, ndërmjet dy shteteve dhe çdo shmangie nga ky akt i marrëveshjes, nënkupton devijim të politikës bilaterale me Izraelin të pasuar edhe me SHBA-të!

Manifestimi i çfarëdo orientim të Kosovës me vendet e Lindjes së Mesme që kanë orientim islamik apo i Turqisë, që nuk ka një qëndrim edhe aq te mire në rrafshin politik kombëtar me Kosovën, pos shfrytëzimit te resurseve ekonomik të Kosovës.

Nëse Izraeli ta ka diktuar destinacionin se ku të vendoset Ambasada e Kosovës, atëherë ne kemi thyer marrëveshjen bilaterale të nënshkrimit të njohjes se dy anshme. Njohja e Kosovës nga Izraeli, është në mesin e njohjeve me te rëndësishme qe kemi marrë.

Ndërkohë qe është goditje e madhe për Serbinë, Rusinë dhe Turqinë, qe e duan Kosovën sa me te izoluar nga aleat të tillë. Ne rrafshin gjeopolitik kjo njohje ka një rendësi te veçante, dhe i është dërguar mesazh i qarte 5 shteteve të BE-se qe nuk na njohin. Megjithatë Kosova duhet te shfrytëzoje ketë njohje nga Izraeli jo vetëm ne aspektin diplomatik, por edhe në shumë fusha të tjera për te cilat ky shtet është i pari në botë qe ndihmoj në çlirimin e Kosovës nga Serbia!

– Nëse dikush mendon se Amerika ka gabuar që e ka vendosur Ambasadën e saj në Jerusalem, pse të mos ‘gabojmë’ edhe ne qe është fat i madh ta kemi një aleat superfuqi te vetme, siç është SHBA-ja në krahun tonë !

Nuk mund t’a anashkalojmë miqësinë Amerikano-Izdraelite për nëpërkëmbeshit tanë siç është Erdogani qe me 100 biznesmen e vizitoj Beogradin ndërsa Prishtinën me 100 hoxhallarë!

Pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, Albin Kuritit si kandidat për kryeministër të vendit, i arritën dy letra urimi nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Përderisa Netanyahu i ka shkruar Kurtit se e mirëpret në Izrael “për të inauguruar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem”, në anën tjetër, Erdogani ka porositur Kurtin që “do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”.

Kryeministrit Albin Kurti është ne një situate trysnie nga miqtë e Serbisë ta fusin në këtë lojë shumë të rrezikshme me qellim të ri-shqyrtimit për vendin e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Kosova së pari duhet ta mbajë fjalën për Ambasadën në Jerusalem dhe nuk mund ta refuzojmë Izraelin. Nuk mund t’a anashkalojmë miqësinë Amerikano-Izdraelite për nëpërkëmbeshit tanë siç është Erdogani qe me 100 biznesmen e vizitoj Beogradin ndërsa Prishtinën me 100 hoxhallarë apo Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, Palestina qe zgërdhihet përmes Ambasadorit të vet në Beograd se Kosova është pjesë e Serbisë dhe te pakënaqurit tjerë!

T’i thuash jo Erdoganit, nuk është mëkat as rrezik, as nuk është veprim arrogant sepse Erdogani disa here ka shkel interesat tona për Serbinë.

Albin Kurti duhet ta diej dhe t’ja sqaroj Erdoganit,presidenti turk se kur bëhet fjalë për njohjen reciproke Izrael/Kosovë, Ai nuk ka punë me Kosovën, por me Amerikën qe e solli deri këtu Kosovën.

Marrëveshjen dhe njohjen reciproke mes Izraelit dhe Kosovës dhe lidhjen e kontratave në fushën ekonomike, është ma shumë se çmenduri të tentohet qe t’i prishë dikush.

Pritet qe edhe BE apo edhe OKB-ja të reagojnë kundër nesh, por këta janë pikërisht protagonistet kryesor qe na copëtuan ne 6 shtet ballkanike!

Është gabim te ndikohet kushdo nga përfaqësuesit tanë politik nga Erdogani, Palestina, Rusi, Serbia dhe shtet islamike (duke e pasur përkrahjen amerikane), qe te na ndihmoj neve si popuj shqiptaro-izraelit me një histori te përbashkët shumë të hidhur nga ish okupatorët.

Pritet qe edhe BE apo edhe OKB-ja të reagojnë kundër nesh, por këta janë pikërisht protagonistet kryesor qe na copëtuan ne 6 shtet ballkanike, sipas interesave të grabitqareve e ne mesin e tyre është pikërisht Turqia qe akoma nuk njeh gjuhë as kulturë te miliona njerëzve shqiptar që banojnë e Turqi.

Qejfet e Evropës mos ti ndjekim se këta na kanë lënë të izoluar e të degraduar dhe pa viza, pa pune dhe pa kurrfarë perspektive. Parlamenti arab, që është organi legjislativ i Ligës Arabe, Erdogani i Turqisë, Palestina qe zgërdhihet përmes Ambasadorit te vet në Beograd se Kosova është pjesë e Serbisë dhe te pakënaqurit tjerë qe e refuzojnë “njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit”, Kosova do ta njoh dhe këta le të mbeten ta ngushëllojnë vet-veten, sepse Kosova duhet përkrah miqtë e jo armiqtë! Kujdes Albin Kurti i ke pran vetes sfidat politike qe edhe shqipfolësit duan qe te bëhesh pjesë e një gabimi.