Veseli: Kosova është si Izraeli, duhet larguar nga Turqia

0
1834
Kadri-Veseli-IBNA

Insajderi 5 Maj 2016

Kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në një intervistë se Kosova duhet të jetë më shumë i fokusuar të lidhet edhe më me Evropën dhe Amerikën e në këtë mënyrë të largohet nga Turqia.

“Asgjë nuk duhet të bëjmë më shumë sesa që atë që ka bërë shteti i Izraelit. Kemi ngjashmëri me Izraelin. Jemi pak dhe çdo njeri që na ik është e rëndë për neve si drejtues të shtetit”, ka thënë Veseli në “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

Tutje sipas Veselit, raporton Insajderi, Kosova ka orientim pro SHBA-së dhe Evropës jo veq në mendësinë e të funskionuarit si shoqëri por edhe në aspektin e thithjes së investimeve.

“Preferoj fuqishëm që në Kosovë të kemi investitor ekonomi nga Amerika, Gjermania e Zvicra. Shpirtin punëtor gjerman kosovarët e njohin mirë”, ka thënë Veseli, raporton Insajderi.

Ai ka thënë në mënyrë sepecfike se mes Turqisë dhe Evropës, Kosova zgjedh Evropën.

Ka komentuar edhe faktin se sesi zëvendëskryeministri turk , i ishte referuar Kosovës si vendi që në Turqi njihet si “provinca e Perandorisë Osmane”, duke cituar të ia ketë thënë në fytyrë zv.kryeministrit, se Kosova është shpirtërisht i orientuar drejt vlerave perëndimore. /Insajderi.com

Lajmi konfirmohet edhe nga Bota Sot