XEHTARËT E TREPÇËS ME FAT APO TË PA FAT, NGA QEVERISJA E KEQE VENDORE…!?

1
678

Nga Abas Fejzullahi
Një vështrim i shkurtër, lidhur me 30 vjetorin e Grevës së Urisë së xehtarëve të Trepçës.
Mbi hyrjen për në horizontet e nëntokës me pasuri xehesh të shumta në xeheroren e Trepçës në Stantërg, ka qëndruar dhe qëndron mbishkrimi:“ ME FAT !“
Dëshirë kjo që u dëshirohet xehtarëve, pasi që ekzistojnë rreziqe të ndryshme për shembje apo fatkeqësi tjera që ndodhin nëpër xeherore, nga të cilat në të kaluarën ka pasur viktima nga xehtarët që nxjerrin xehe nga nëntoka..!

Para 30 vite, 1300 xehtarë(minatorë) të Trepçës në thellësit e horizonteve nga nxirreshin xehet organizuan grevën e urisë, përmes të cilës, kundërshtonin Serbinë e cila edhe në emrin e Jugosllavisë, me të gjitha mjetet e saja të dhunës në vazhdimsi kishte për qëllim rrënimin dhe zhbërjen e KSAK nga të gjitha të drejtat e saja që i kishte të garantuara me Kushtetutën e saj.

Në vijim kërkesatë origjinal të xehtarëve fotografuar nga libri me tirull:
EPOPEJA E MINATORËVE nga bashkëautorët Aziz Abrashi dhe Burhan Kavaja.

Greva historike e xehtarëve të Trepçës e cila zgjati prej datës 20-28-02-1989, patë jehonë ndërkombëtare.

Greva largoj disa prej shumë pengesave lidhur me lajmet e rrejshme aso kohe dhe hoqi një pjesë të maskës lidhur me terrin informativ Jugosllavë, që drejtohej kryesisht nga propoganda shoveniste serbe me mjeshtri e dinakri e fshehur dhe maskuar, në emrin e bashkim vëllazërimit e popujve dhe pakicave Jugosllave..!

Hapatas dual në sipërfaqe, urrejtja e pashërueshme (patologjike) e udhëheqësisë çetnike serb në veçanti, që drejtohej nga KOS (Kisha orthodokse Serbe) ASHAS(Akademia e Arteve dhe Shkencës Serbe) dhe AUS(Akademia Ushtarake Serbe) me padurimin e tyre, që u dëshmue me veprimet kundër Kosovës dhe shqiptarëve që përbënin 95% të popullatës vendore dhe shqiptarëve kudo që gjindeshin në ish Jugosllavi dhe në kurbet, që me jetësimin dhe zbatimin e dhunës dhe llojeve të gjenocideve në veçanti nga viti 1989-1999..!

Organizimi i Grevës së urisë nga xehtarët e Trepçës dhe qëndresa e tyre madhështore për të mbrojtur të drejtat e Kosovës u përkrahën nga të gjitha shtresat e popullit, nga sulmet e drejtuara nga kryeçetniku serb Sllobodan Millosheviqi, që kishte për synim dhe qëllim kryesor zhbërjen e autonomisë së Kosovës dhe lirit vetanake dhe kolektive të shqiptarëve, ka ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve historike në vijim:

 Pajtimin i Gjaqeve;
 Aksionin gjithëpopullor „FNF“ (Familja Ndihmon Familjen) më vonë SHB“FNF“;
 Ndërkomtarizimi i çështjes së Kosovës;
 Deklarata Kushtetuese e Pavarësisë 2 Korrtor 1990 ;
 Kushtetuta e Republikës së Kosovës- Kushtetuta e 7 Frytorit(Shtatorit)1990;

 Referendumi gjithëpopullor për Kosovën Shtet sovran dhe i pavarur mbajtur prej datës 26 deri më 30 Frytor(Shtator) 1991;
 Formimi i qeverisë së parë të Republikës së Kosovës më 19 Brymor (Nëntor) 1991dhe përbërja e qeverisë prej tetë Ministrive;
 Hyrja e Forcave të NATO-së në Kosovë më 10 Qershor 1999 dhe largimi i forcave ushtarako-policore të serbisë nga Kosova;

 Qeverisja e Kosovëes nga viti 2000 nga Administrimi i OKB- UNMIK-u, Zhbërja e Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetutës së Kaçanikut( fatkeqësisht me kërkesën e disa karrjeristëve vendor që ende janë tani në pushtet) dhe vendosja e Kornizës Kushtetuese nga UNMIK-u..!

 Rrënimi i pasurisë publike përmes shtyllës së IV-të të UNMIK-ut dhe qeveritarëve vendor gjëja me privatizimin e ndërmarrëjeve shoqërore, që u keçpërdoren për tu pasuruar pushshtetarët dhe disa nga ndërkombëtarit në administratën e UNMIK-ut..!
 Shpallja për herën e dytë të Kosovës Republikë më 17 Shkurtor 2008;

 Dhe për 11 vjetë qeverisje të vendorëve në pozita dhe pushtet kemi gjendjen ekzistuese në Kosovë, për të cilën Kuvendi dhe kurvendarët e Kosovës, flasin e shkruajn sikurse që e bëjnë mjetet e shtypit dhe ato elektronike, ku opozita paraqet gjendjen, zi, terr e tmerr në Kosovë, në të gjitha drejtimet që u intereson, ndërsa pozita e majur dhe e forcuar në pushshtet që nga 2008-ta, krenohet,krekoset e lavdrohet, me qeverisjen e mirë dhe për të arriturat e tyre…!

 Kuvendin e Kosovës e kanë shëndrruar në një hapësirë ku zhvillohen përplasje deri tek rëndimet ndaj njëri tjetrit për keqpërdorime, vjedhje, plaçkitje, tradhëti, kriminel, trima, frikacak, ndëgjon e shef pamje si në theatër nga opozita ndaj pozitës për ta marrur pushtetin dhe anasjelltas nga pozita ndaj opozitës për ta mbajtur pushtetin, të dya palët thirren e qirren se u plasi zemra për gjendjen në Kosovën hallemadhe, ka lulëzuar, papunësia dhe ikja nga Kosova e të gjithë atyre që kanë mundësi për të ikur se shpresën dhe ardhmërin ua kanë rrëmbyer aherë pushtetarët dhe kurvendarët …me veprimet e tyre…!

Të gjitha përpjekjet e tyre të sipërshënuara, në vend se të pranohen, vlerësohen edhe të shpërblehen siç e kanë merituar, ndodhi e kundërta nga qeverisja dhe qeveritarët vendor:
Dëshmitë me të dhëna në vijim për xehtarët e Trepçës dhe fatin e pa fat të tyre le ta vlerësojnë lexuesit në vijim:

1. Pas daljes nga zgafella, ku xehtarët bënë Grevën e urisë 8 ditëshe, për kërkesat e tyre të parashtrura, për mbrojtjen e Kosovës, pushteti serb mori masatë në vijim;
2. Burgosi organizatorët e Grevës dhe u shqiptoj atyre denimet me burgim;
3. Largoj xehtarët me dhunë nga vendet e punës dhe vendosi masat e dhunshme;
4. I keqtrajtonte dhe ndiqte vazhdimisht xehtarët dhe pengonte organizimet e tyre;

Pushteti serb, kishte menduar që me largimin e dhunshëm nga puna, xehtarët do të gjunjëzoheshin për kafshatën e bukës, sepse të ardhurat e fituara me djersë ishin i vetmi burim material i jetesës, kështu ndaj tyre vendosen luftën e pa shpallur por luftën më të ndyerë, pra, Luftën e Urisë, dhe në këtë mënyrë mendonin se do të gjunjëzoheshin xehtarët dhe do të nënshtoheshin urdhërave të tyre…!

Përveq ndihmave të herëpashershme që populli dha nga tërë Kosova për xehtarët e pa punë, në rrethanatë e krijuara lindi ideja dhe u jetësua në praktikë aksioni gjithëpopullor i bamirësisë afatgjate; Familja ndihmon familjen“ më vonë e shëndrruar në Shoqatën bamirëse”FNF” (Familja Ndihmon Familjen ) që u jetsua drejtëpërdrejtë dhe patë program afatgjatë dhe përkrahje nga e tërë Kosova , jashtë saj dhe kurbeti.

Me që përmes aksionit “FNF” ideaitor e vet autorit të këtij vështrimi, por e jetësuar nga vet populli, kam qenë në vazhdimsi në lidhje për bashkërëndimin e punëve me kryesin e Sindikatave të Pavarura të xehtarëve të trepçës, rreth përgatitjeve të regjistrave për familjet e xehtarëve me nevojë për ndihmë, s’bashku me kryesin e Sindikatave të Pavarura të xehtarëve, në veçanti me sekretarin Selami Helshanin, më ka ra në ndeje dhe organizime të xehtarëve të dëgjoj biseda të xehtarëve që mes tjerash thoni në ate që ishin të bindur se do të ndodh në të ardhmen:

…Me rastin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, xehtarët do të punojnë tri vite falas, vetëm sa për bukën e gojës si thonin ata, për të ndihmuar forcimin e ekonomisë së vendit dhe Shtetësinë e Kosovës…

Po çfarë ndodhi me xehtarët dhe Trepçën jo tri vite pas lufte po qe 19 vite ?
1. Trepça dhe pasuritë e saja të mbetura u vjedhen e vidhen e shiten e stërshitën nga qeverisja vendore në pozita dhe pushtet të ndryshme…!
2. Xehtarët dhe udhëheqësit që donin riaktivizimin e punës , su përkrahën, dhe me kohë u larguan dhe gjendja e Trepçës vazhdimisht u përkeqsua…!

3. Xehtarët, jo që su përkrahën që kërkonin punë e prodhim, por ata u detyruan që edhe në këtë kohë të hynë në Grevë Urie me kërkesa tani më për shtetin e tyre që para lufte dhanë çdo gjë për liri, pavarësi e për shtet, ndërsa mbas lufte, jo që su trajtuan si dhe sa duhet, por u dëmtua pasuria e Trepçës dhe jetesa e tyre mbet të mbijetojnë e pa dinitetshme dhe vazhdon të mbetet e till, nga qeverisja e keqe vendore…!

4. Si përfundim:
A janë sot xehtarët me FAT apo pa FAT…!?

1 KOMENT

  1. Trepça sot eshte nje mbeturine e pavlere. Trepça keqperdoret nga qeveritaret e Kosoves… duke vazhduar te genjejne per vleren e saj. E vetmja gjasë, qe Trepça te punojë eshte privatizimi i saj. Absolutisht s’ka tjeter zgjedhje pozitive…

    Trepça per nje vit mund te kete profit, per nje vit mund ge fitoje nga eksploatimi i xeheve me se shumti 100 milion Euro. Ndersa ne bujqesi fitimi vjetor mund te jete 2 – deri 3 Miliard EURO… varesisht nga klima vjetore.

    Trepça sot i ka minatoret, te cilet kane nga 1 deri ne 5 Hektarë toke personale, por ata deshirojne te hyjne 1000 metra nentoke …duke e neglizhuar token pjellore, e cila mund t’ju jape me shum fitim se miniera…

Komentet janë mbyllur.