Xharra: E vërteta e Mnemozines, nënës së nëntë muzave

0
651

Nga Fahri Xharra

Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtët, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i gjenit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)

Pseudostudiuesit serbë, që prej shekujsh po rropaten me mashtrimet më të paturpshme që ta mohojnë rrënjët pellazge-ilire-shqiptare, praninë e katragjyshave arbërorë në Ballkan, duke synuar jo vetëm gllabërimin e Kosovës, por edhe të Shqipërisë.

Dihet se të dhënat shkrimore dhe mbishkrimore të një vargani nga më të stërlashtat, para-ilirët autoktonë (të rrënjës) pellazgët cilësohen shprehimisht si bijë të tokës të mbirë prej dheut, madje si “para- hënorë”, si të gdhirë në Evropë që para shfaqjes së Hënës në hapësirat qiellore, që atëherë kur nuk kishte kufij e nuk kishte fqinjë.

Po cila ishte gjuha e pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër, që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit. Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar pellazgët me arvanitasit e sotshëm” (Gjuha e Perëndive, Aristidh Kola, 2003).

Cila ishin nëntë muzat që u quajtën greke ?

  • Të nëntë muzat sipas mitologjisë “greke” ishin: Calliope (E epikes), Clio (Histori), Erato (Dashuri), Euterpe (Musikë), Melpomene (Tragjedi), Polyhymnia (Hymnet), Terpsichore (Vallzimet), Thalia (Komedi), Urania (Astronomi). Por, si lindën këto ?

Nëna e nëntë muzave ishte Mnemizina, gruja e Jupiterit

Si lindi fjala Mnemozinë? Eshtë një tragjedi e madhe që bota ende nuk e përkrah origjinën e vërtetë të historisë të ashtuquajtur greke. Ku ishim tek Mnemozina, ne Enciklopedinë e Oxfordit shkruan :

Origin : “ From Greek mnēmosunē, literally ‘memory’. (https://en.oxforddictionaries.com/definition/mnemosyne). Pra, me këmbëngulje fjalë greke.!

Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë, e dimë që nga gjuhët e vjetra e kemi vetëm pellazgjishten, e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Schneider).”

Atëherë si spjegojet emri Mnemozinë ? “Kete e spjegon Pellazgishtja e dikurshme ose Shqipja e sotit: Mne – Ment, Mendje, inteligjencë dhe msoi, me msue, nga rrenja me msu. Msonje e paraqet atë që të mëson diçka, dhe ment – menja, te menduarit. Pra Mnemosina ishte perëndesha e te mesuarit, nga e cila linden të nëntë muzat, ne greqisht Musai qe rrjedhë nga shqipja Msois-mësuese, arsimtare. ( E. Schneider )”.

“A kemi prova që të na bindin se gjuha e pellazgëve ishte ajo gjuhë që flitet sot nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigjet studiuesi, sigurisht që kemi dhe kemi prova, që nuk mund të kontestohen.

Fahri Xharra, 08.01.19
Gjakovë