Xharra: Si lindi latinishtja ? A ishte latinishtje gjuhë e shpifur?

1
1433

(Harald Haarman, në Early civilization and Literacy in Europe)

Shkruan: Fahri XHARRA

Nga kërkimet e fundit mbi alfabetet del se njerëzit parë e kanë shpikur dhe përdorur shkrimin  dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre, kanë qenë pellazgët, dhe kjo gjatë mijëvjeçarit të gjashtë para eres sonë, për të cilën ka mjaft prova bindëse. Alfabeti pellazg kishte zanore dhe bashkëtingëllore.

Ky libër ngrërthen shumë pyetje të cilat do mundohem ti sqaroj, por mbetet ende shumë pët t`u studjuar. Kemi shumë shprazëtira në spjegimin historik të të parëve tanë dhe si pasojë e kemi edhe gati eliminimin tonë nga historia europiane që nga lashtësia e deri me sot.  Renditja e vetvetes aty ku e kemi vendin, do e ndryshonte qëndrimin politik ndaj nesh, sepse konsiderohemi si popull pa histori.

Shpesh kemi lexuar për ‘popujt’ italik dhe gjuhet ‘italike’, por nuk kemi pasur shpjegim të drejt se kush ishin ata popuj dhe se cilat ishin ato gjuhë. Historia flenë në shtratin e saj, ashu si e kanë shkruar të tjerët nëse ne nuk i  përvishemi punës dhe ta gjejmë të vërtetën tonë.

Humbja e çdo gjëje nga ne,  vjen nga një,  lirisht ta quaj idiotizëm historiografik, së pari nga vet ne në rrjedhat e historisë e edhe nga të tjerët që e shkruanin historinë e epokave të ndryshme historike sipas frymës së porositur.

Për të sjeguar se si latinishtja ishte një gjuhë e shpifur, sot një gjuhë fantazmë, ose një të themi një  “gjuhë“ nga  e cila  u krijuan disa gjuhë tjera dhe themeli i tyre qëndron në latinisht është frengjishjta,  italishtja, spanishtja, portugalishtja  rumanishtja por  edhe në të njejtën kohë i “helmoi “ një mori gjuhësh europiane që fliten sot duhet spjeguar se cilat ishin gjuhët italike, cila ishte Italia dhe kur u krijua ky shtet, ky emër. A janë Ialianët etni apo  paraqesin një shtetësi ?

… Si-ujëdhesa quhej Italia, por ajo e pasqyronte një emërtim gjeografik, nuk ishte një entitet politik. Entiteti politik ishte Roma dhe më vonë Perandoria Romake, sa që edhe më vonë deri në rënjen e saj banorër e Perandorisë quheshin romak. Të shkojmë më tutje, emri Republikes së sotme Italisë dikur përdorej vetëm për një pjesë të saj jugore që ende quhet Kalabria, më vonë  edhe pë Sicilinë, Sardenjën dhe Korsiken.

Edhe kjo: ”Italia sipas Antiokut të Sirakuzë e përfshinte vetëm pjesën jugore të gadishullit të Brutit (the Bruttium peninsula ), Kalabria e sotme e njohur si Krahina E Reggio Calabria si dhe krahinat e Kanacaros dhe Vibo Valencias.”

“Ne vazhdimisht i besojmë dhe jemi duke i besuar asaj që shkruhet se Grekët dhe Romakët janë popujt nga të cilët Perëndimi e ka origjinën. E gjithë kjo është e tepruar dhe e bazuar në falsifikime historike (Prof .Graziano Baccolini ). Pra, nuk është e vërtetë.

Kësaj radhe do i kapim në gojë ato shënime historike për të cilat bota është shumë e interesuar dhe se jemi rishtas duke filluar të nxëmë fshehtësinë e origjinës dhe gjuhën e një populli e cila ishte ndryshe nga nga çdo tjetër. Pra, pak nga pak është duke filluar të kuptuarit e një bote pra botës së lashtë Etruske. Bota e civilizuar i detyrohet shumë civilizimit të harruar etrusk. (“Reflections on the Etruscan Civilization By Graziano Baccolini”)

(Më vjen shumë keq që edhe shkenca shqiptare është shumë larg nga e vërteta historike e të kaluarës sonë, është shumë jo vetëm për keqardhje por duhet të jetë edhe i dënueshëm qëndrimi fëmijëror ndaj historisë dhe përbuzja e saj nga gjithkush dhe askush)

Në interes të posaçëm është të dimë se kush ishte Roma, nga lindi ajo, cila ishte gjuha e saj në fillim, me cilin alfabet shkruanin, nga cili popull u krijua Roma ?

Romakët janë një popull me origjinë qyteti i Romes (sot qytet modern i Italisë), thelues së Perandorisë Romake. Sa është e vërtetë kjo: ”Tri grupet e mëdha që ishin aso kohe në “Itali” , ishin latinët në brigjet perëndimore të Gadishullit, Oskanët në jug dhe Umbrët në Italin qendrore dhe atë lindore-qendrore“? Sa ishin të mëdhenje latinet si popull ? Shikoni hartën

Latinishtje “vulgare” “flitej “ nga shumica e  Romakëve por ata romak  ishin me para-ardhës  Oskan, Etrusk, Sabin, Samnit, Faliskan  ose  me prejardhje aspak “romake”. Sa janë italianët e sotëm trashëgimtar të “ Romakëve “ kur vet romakët ishin shumë të përzier nga pellazgët e kohes ?

Kush ishin etruskët ? “Unë nuk e dija që ishte polemika aq e madhe për rolin e madh të gjuhës shqipe për ndriçimin e gjuhës etruske dhe që kishte aq shumë shpjegime të qarta për këtë – shkruan Zacharie Mayani në librin e tij “Les étrusques commencent a parler“, Paris 1961.

”Por si duket vullneti nuk ishte që të zbardhet e vërteta që vetëm nëpërmjet të shqipes i jepet dritë etruskishtes së “humbur” që nga fillimi i Perandorisë së Romës. Sa ka kundërshtarë ndër ne (ne vetëm nga principi i caktuar antivetvete) ka, po aq edhe ndër të huajt. Interesant, nuk e duan të vërtetën dhe “studimet për shpjegimin e etruskishtes u harruan“ -thotë Mayani.

Etruskët flisnin shqip, e flisnin shqipen e kohës. Ju kujtohet, që Edouard Shneider thoshte që gjuha etruske lexohet vetëm me shqipen e vjetër.

Një shkrimtar romak, Gaius Julius Hyginus (64BC – 17AD) paska pohuar “Alfabeti Latin, e më von Romak u përshtat nga alfabeti Etrusk gjatë shek.7-BC., Sipas legjendes romake, Carmenta e bëri alfabetin latin duke e përshtatur alfabetin “grek” (thonjëzat fxh), diku nja 60 vjet pas Luftes së Trojes“.

Të logjikojmë:  etruskët shkruanin me alfabetin pellazg të Eubesë, latinet ishin të grupit “Indoeuropian“ ( pellazg ),  dhe sipas studimeve jo të sinçerta historike ata paskan marrë shkrimin nja 60 vjet pas Luftes së Trojes.  A kishte grekë në atë kohë ? kur dihet që deformimet historike të pellazgëve në grek ishin 400 vjet pas asaj lufteje. Pra ?

Ky version i “shkrimit latin“ u gjet nga arkeologu gjerman Heinrich Dressel më 1880 në Romë. Thuhet, po e përsëris thuhet dhe mendohet se i takon shek. 7-5 BC ?

Sidoqoftë, kjo ishte një copëz e një punimi të gjatë shkencor, i një pune time gati dy vjeçare, të cilën  nëse shkon gjithçka si duhet, do e përfundoj  sivjet.

Fahri Xharra, 08.01.19
Gjakovë

1 KOMENT

  1. Sipas studimit te Albanologut Pedersen, Latinishtja eshte gjuhe Latine, ndersa Otomanishtja eshte gjuhe arabopellazge …dhe e mori shembull emrin Fahri Abu Xharra… i cili del te jete emer pellazgo otoman me ilir, mesa arabopismiletike… :p

Komentet janë mbyllur.