ZBULOHET TURISTI I PARË QË DO UDHËTOJË NË HËNË

0
736

Aktivpress.com

Kompania SpaceX e Elon Musk ka zbuluar turistin e parë që do të fluturojë rreth Hënës.

Miliarderi japonez dhe manjati i modës në internet Yusaku Maezawa njoftoi: “Unë zgjedh të shkoj në Hënë”.

42-vjeçari pritet të udhëtojë drejt hënës me Rocket Big Falcon (BFR), një raketë që u zbulua nga Musk në vitin 2016.

Misioni, i cili aktualisht është planifikuar për vitin 2023, do të shënojë vizitën e parë në Hënë nga njerëzit që nga Apollo 17 e NASA-s në 1972.

Njoftimi është bërë në selinë qendrore të SpaceX në Hawthorne, Kalifornia, të martën.

Kompania tha se fluturimi ishte një hap të rëndësishëm për ti dhënë mundësinë njerëzve të zakonshëm që ëndërrojnë të udhëtojnë në hapësirë, transmeton oranews.

Maezawa u bë i njohur vitin e kaluar duke pushtuar titujt e mediave pasi pagoi 110.5 milion dollarë për një pikturë të artistit të ndjerë Jean-Michel Basquiat në një ankand në New York.