ZEMRA M’U THYE – dedikim

0
646
Mirlindë Ibrahimi

Zymer Mehani

(Dedikim për vajzën Mirlindë Ibrahimi, që para pak ditësh ndërroi jetë tragjikisht)

I.

Për ty, engjëllushe Mirlinda
Seç m’u bë e trishtë dita
Zemra ç’m’u thye rropamë
Zi si futë u bëra, korb me krrokamë
Lajmi i hidhur pelim
Na solli lot e pikëllim
Për ty kemi DHIMBJE në zemër
MIRLINDË, o i bukuri emër
T’kemi DHIMBJE E LOT
S’mund të të harrojmë dot

II.

Shpirtin tim rebel dua ta mërgoj
Kthimin e t’pakthyeshmes ta kërkoj
M’u thye zemra ime, u lëndova
Fluturim n’kujtime kalërova
Dhe kam qarë pa lot
E lot s’kam as sot
Shndërruar në copëza e thërmia
E zemra ç’m’u dogj nga mërzia
Ca lotë të rrumbullt më ranë
Në shpirt më gjakosën, më vranë