ZËRI I SHQIPTARËVE – poezi nga Rrustem Geci

0
1085
Atdhe Rrustem Geci

ZËRI I SHQIPTARËVE

poezi nga libri “Nusja e erërave”

Lirinë ne e njohim nga gryka e pushkës
nga dora e bërë grusht, dhe revoltat
nga Nusja e erërave dhe e furtunave
dhe nga kraharori i përgjakur i Kosovës

Këtu është Shqipëri dhe askund tjetër
këtu është Kosovë dhe askund tjetër
këtu është Çamëri dhe askund tjetër
këtu është Iliridë dhe askund tjetër

Mbahu Kosovë, vetmbahu atdheu ynë
lufta me fqinjët tanë s´ ka mbaruar
Bashkimi i Shqipërisë kudo na thërret
Kosovën e duam shqiptare, jo Kosovo

Kosova-Shqipëri është zëri shqiptarëve
Kosova Shqipëri është zëri i atdheut
Kosova Shqipëri është zëri i Çamërisë
Kosova Shqipëri është molla e përflakur

Njëzetmijë bijë t´Kosovës të rënë për liri
S´luftuan për Kosovo, as për “Zajednicë”
Gjak trimash është derdhur për Kosovë
Kosova Shqipëri është ky vend, ky dhé!..

Rrustem Geci – Prishtinë, 2015 / Dortmund, 2016