ZGJEDHJA E PRESIDENTIT – MOLLË SHERRI, PRESIDENTI TË DALË NGA ZARFI

0
304
Zarfi presidencial

Nga Biak MAXHARRAJ

Që nga qershori i këtij viti, kur Presidenti i Kosovës u akuzua nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerezimit situata rreth zgjedhjes se presidentit te ardhshëm është bërë rremujë, mollë sherri midis partive politike, sepse secila parti ka ambicje qe ta jepë presidentit nga radha e vetë.

Por meshkuarjen e Hashim Thaçit ne Hagë si i akuzar vendi mbeti vakant te cilin sipas kushtetures e zevendesoi Kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani mandati i se cilës zgjatë vetem gjashtë muaj. Por rremuja për te parin e shtetit po vazhdon me ambicije te disa njerezve qe nuk kanë kaçik për një punë te ketillë.

I pari këtë postë me ngulim po e kërkon Raush Harajdinaj i AAK bile edhe më krcnim se do ta rrexoj qeverin nese ai nuk behet Presidnet. Por këtë lakmi te tij po e kundershtiojnë partit tjare si LDK, PDK dhe Nisma të cilat gjithashtu kanë ambicije ta kenë presidentin nga Radhet e veta. Kështu, nga PDK herë përmendet Flora Çitaku e herë Enver Hoxhaj, kurse nga Nisma Fatmir Limaj nga LDK Isa Mustafa i cili qyshë heret kur po negocojke me LVV për krijimin e kolaicionin e futi ne lojë edhe zgjedhjën e Presidentit.

Është e vertetë qe kanë kaluar qe disa muaj në këtë kohë pandemie, çështja e presidentit sikur është bërë xekërr midis partive. Por, dorën neë zemeër nese analizohën mirë këta kaondidat asnjëri nga këta qe i përmrnda nuk janë te denjë për podtin e presidentit, nuk kanë dije as kaqik, nuk kanë autoritet ne popull, janë ngrindaveca te skeneës politike në Kosovë, nuk mund te sigurojnë unitetin e te gjitha partive, janë njerez te korruptuar, te cilët karakterizohën me skandale e afera te ndryshme, prandaj edhe nuk janë te përshtatshëm për president.

Për te dalë nga kjo situatë, nga kjo nyje lidhur më zgjedhjën e presidentit duhet te kërkohën rrugë të tjera, sepse partit politike nuk kanë ne mesin e tyre ndonjë autoritet unik për president. Zgjidhja me e mirë do te ishte sikur kësaj rradhe presidenti te vije nga jashtë partive pilitike. Ka figura të rendesishme jashtë partive qe do ta kryenin funksionin e presidentit me autroitet te madh ne vend dhe jashtë vendit.

Bile sipa disa zërave kuptohet se në zgjedhjën e presidentit te vendit kësaj radhe do te përfshihet edhe Kancearja e Gjermanisë Angela Merkel e cila sipas disa sinjaleve ajo deshiron qe presidenti i Kosovës te vijë pikerishtë jashtë partive politike, bile flitet së i ka te fiksuar disa figura te njohura te vendit. Duke e pa rolin e Merkel si një mike e madhe e Kosovës si gjatë luftës dhe pas saj e ka ndihmuar Kosovën me investime te medha, por edhe e shpetoj Kosovën qe ajo te mos ndahet kur veç vrilglonin thikat për coptimin e sajë.Kosova duhet te mirëpresë një angazhim te ketillë te saj sepse ajo është një mike e madhe e Kosovës.

Egizston edhe një menyrë tjeter qe presidenti te delë përseri nga zarfi me një figurë te njohur unifikuese e cila do te ishte shumë me e mirë dhe me e pritur se sa sejcili lider i partive pilitike te cilët janë te korrumtuar deri ne fytë dhe pakurrfarë autoriteti në popull. E kemi pas rastin kur ne këtë menyr u zgjodhë Atifete Jahjaga, e cila postin e presidentes për pesë vite e ushtroj me një autoritet si mbrenda poashtu edhe jashtë vendit.