Zogjve mërgimtarë – poezi nga Ramë Thaçi

0
2843
Ramë Thaçi

Ramë Thaçi

Zogjve mërgimtarë

Zogj mërgimtarë
Shumë kohë qëndruan larg vendit
në shtëpi pa çati
dhe në fole pa strehë

Zogj mërgimtarë, kthehuni!
Foletë po ju presin më lulëkuqe të njoma,
duam zogjtë të cicërojnë
zemrat tona ti kujtoni!

Zogj mergimtarë, ejani në folët tuaja
në këta lisa të gjatë, që u lanë në gjak,
shqiponjat mbrojtën trungun e lashtë!

Zogj mërgimtarë, kthehuni në Kullën-Kala, në Prekaz!
Aty ku lindi DIELLI:
Ishte shiptaria, besa, familja, trimëria, liria…
Ia thoni këngës dhe melodisë më të bukur
për dëshmorët e rënë,
me Komandantin, Adem Jashari
Legjendë e gjallë!